Xhaviti Haliti: Secili sot i ka 2-3 milionë, edhe ti Adriatik - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Friday, February 22, 2019

Xhaviti Haliti: Secili sot i ka 2-3 milionë, edhe ti Adriatik


Xhavit Haliti në Rubikon te Adriatik Kelmendi ka thënë se secili sot i ka dy apo tre milionë euro pasuri.
Ai iu kishte drejtuar edhe Kelmendit se edhe ai i ka po aq milionë euro kapital, mirëpo Kelmendi kishte thënë se jo nuk i ka.
Megjithatë, një deklaratë e tillë, e ka bërë të reagon edhe ish-mjekun e UÇK-së, Liri Loshin, i cili pyet se si i bënë gjithë këta milonë këta njerëz?
Përmes një shkrimi në Facebook, Loshi thotë se, nuk ka asnjë vend në botë që secili qytetar i ka 2-3 milionë euro pasuri.
“Nëse ju secili nuk i keni nga 2-3 milionë, është mirë t’i drejtoheni Xhavit Halitit dhe ta pyesni se ku e mori ai atë vlerësim. Ai nuk e tha këtë në ndonjë ndejë private, as në ndonjë shoë humoristik. E tha me shumë seriozitet dhe vendosmëri në Rubikon të Adriatik Këlemendit. Mos më thoni ju mua se ai tha një të pavërtetë, sepse ai është deputet i Kuvendit të Kosovës tash e 20 vjet”, shkruan Loshi, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ja postimi i plotë:
Xhavit Haliti: Nuk asht problemi i dy-tre milionëve. Secili i ka sot dy-tre milionë.
Adriatik Këlmendi: Jo, jo nuk i ka secili!
Xhavit Haliti: Po valla secili. Edhe ti i ke dy a tre milionë.
Adriatik Këlmendi: Jo, jo, nuk i kam.
Xhavit Haliti: I ke, i ke. I ke! Kapital i ke...
Dhe Adriatiku sikur e pranoi një konstatim të tillë. Po ky që i tha Adriatikut se secili i paska dy a tre milionë, sa milionë i ka ai vetë? 5 a 6, 7 a 8? 10, 15, 20?!!! Si i bëni o njerëz gjithë këta milionë?!
A mund të ma gjeni një vend tjetër në botë ku secili qytetar i ka 2-3 milionë pasuri? Apo, më shkurt, ku secili qytetar është milioner? Po ju them unë se nuk e gjeni. Atëherë ç’është me juve bashkëkombësit e mi të dashur? Çfarë po ju mundon? Ju mundon natyra? Ju garantoj se kah kam shetitur, nuk kam parë ndonjë vend më të bukur se Kosova. Besoni, as Kalifornia nuk është më e bukur! Ju mundon klima?! Është vështirë ta gjeni një vend tjetër ku katër stinët e vitit ndërrohen saktësisht sipas kalendarit dhe ku klima i ka te gjitha veçoritë e klimës përfekte!, Ju mungojnë djemtē dhe vajzat e bukura?! Si more, po ne jemi nga racat më të bukura në botë.
Nëse ju secili nuk i keni nga 2-3 milionë, është mirë t’i drejtoheni Xhavit Halitit dhe ta pyesni se ku e mori ai atë vlerësim. Ai nuk e tha këtë në ndonjë ndejë private, as në ndonjë shoë humoristik. E tha me shumë seriozitet dhe vendosmëri në Rubikon të Adriatik Këlemendit. Mos më thoni ju mua se ai tha një të pavërtetë, sepse ai është deputet i Kuvendit të Kosovës tash e 20 vjet. Unë e di, bashkëkombas të dashur se shumica e juaj jeni njerëz të ndershëm dhe meqë jeni të tillë ju për parlament i votoni ata që ju mendoni se janë më të mirët dhe më të ndershmit, sepse vetëm kështu do të siguroheni se jeni përfaqësuar drejt! Nëse nuk keni vepruar kështu, mos folni me mua. Sepse, edhe ju ose jeni milionerë, ose jeni genjeshtarë!

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages