Vrasja e Hermes Beqirit, jepet vendimi për dy autorët - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, February 26, 2019

Vrasja e Hermes Beqirit, jepet vendimi për dy autorët


Shokun




SHKODER

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 12 vite burg Elvis Hoxhaj dhe me 8 vite Ditmiri Arifin për vrasjen e Hermes Beqirit, një vrasje e ndodhur në 4 nëntor të 2017-ës.

Ndërkohë Kreshnik Kolndreaj,  avokati i Elvis Hoxhës qe u denua me 12 vite e cilësoi të gabuar vendimin e Gjykatës. Në një deklaratë për media, Kolndreaj i doli në mbrojtje klientit të tij ndërsa u shpreh se ai është dënuar pas asnjë provë shkencore.



“Për sa i përket vendimit të sotshëm Gjykata e Shkallës së Parë ka gabu. Është i vetmi person që është dënu pa asnjë provë shkencore.Jemi në kushtet që minimumi të jetë një provë shkencore. Nuk ka asnjë gjykatë, jo vetëm në Shqipëri, por as në vendet e treta që dënon një person pa asnjë provë”, tha avokati Kolndreaj.

Ngjarja
Vrasja ndodhi më 4 nëntor të vitit 2017 rreth orës 19:20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal, ku sipas policisë është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Hermes Beqiri 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë.
Pretenca
Prokuroria e Shkodrës kërkoi 12 vite burg për Elvis Hoxhën i akuzuar si autor i vrasjes të Hermes Beqirit dhe 8 vite për Ditmir Arifin i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje. I pandehuri Hoxha dhe avokati mbrojtës i tij nuk e kanë pranuar autorësinë për vrasjen e Hermes Beqirit, ngjarje e ndodhur me 4 nëntor të 2017-ës. I pandehuri deklaroi përpara gjykatës se në momentin e vrasjes ai nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes. Elvis Hoxha u shpreh se vrasja e Hermes Beqirit është kryer nga një person i tretë i cili e ka kërcënuar me jetë Elvisin dhe familjen e tij nëse do të flasë përpara drejtësisë. Avokati mbrojtës Kreshnik Kolndreaj deklaroi se Elvis Hoxha fillimisht e ka pranuar autorësinë e ngjarjes si shkak i presionit psikologjik në momentin kur është marrë në pyetje në prokurori dhe polici. Sipas mbrojtjes Hoxha s’ka qenë prezent sepse sipas kompanisë celulare rezulton se ka qenë të paktën 15 km larg nga vendi ku ndodhi vrasja. Arma e gjetur në momentin e arrestimit sipas avokatit nuk është arma e krimit dhe deri më tani s’ka ende asnjë provë se me atë armë është kryer vrasja. Për palën mbrojtëse çështja ndaj Elvis Hoxhës duhet të pushohet dhe të shpallet i pafajshëm. E vetmja vepër penale tha avokati mbrojtës është ajo e armëmbajtjes pa leje.
Dëshmia e Ditmir Arifit
Ndryshe nga Elvis Hoxha, shtetasi tjetër i akuzuar Ditmir Arifi ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur. Sipas tij është Elvis Hoxha ai që ka qëlluar Hermes Beqirin. Sipas avokatit mbrojtës të Ditmir Arifit, klienti i tij, Elvis Hoxha dhe viktima janë takuar së bashku me 4 nëntor 2017. Ditmir Arifi tha se ka bërë një xhiro me motorin e viktimës duke qenë se njiheshin dhe më pas Ditmiri ka bërë një xhiro i vetëm me motorin e viktimës. Në atë moment Elvis Hoxha dhe Hermes Beqiri janë konfliktuar.
Viktima i ka marrë kapelen Elvis Hoxhës dhe i ka thënë se s’dua ta jap më. Më pas ia ka dhënë por e ka sharë Elvisin dhe e ka goditur, kjo sipas deklarimeve të palës mbrojtëse të Ditmir Arifit. Më pas Elvis Hoxha ka marrë në motorin e tij Ditmir Arifin dhe janë larguar nga aty. Pasi janë larguar autori i dyshuar ka marrë në një kanal në lagjen Kiras një automatik kallashnikov por Ditmir Arifi nuk ka patur dijeni se shoku i tij ishte armatosur, këtë e ka thënë edhe vetë Hoxha në hetimet paraprake. Janë rikthyer në vendin ku ndodhej Hermes Beqiri pas rreth 15 minutash dhe sipas Arifit Elvis Hoxha e ka qëlluar viktimën pa u ulur nga motori duke e lënë të plagosur rëndë. Janë larguar përsëri me motorin e Elvisit dhe në lagjen Rus autori i dyshuar i ka kërkuar Ditmirit që të ulet nga motori tij.
Ditmir Arifi ka shkuar në shtëpi ndërsa Elvisi drejt njësisë Rrethina ku edhe është arrestuar pak orë pas ngjarjes. Kështu pala mbrojtëse e Ditmir Arifit dhe vetë i dyshuari deklaruan se s’kishte asnjë qëllim nga ana e Ditmirit për të vrarë Hermes Beqirin duke qenë se ata ishin shokë që më përpara dhe se Ditmiri nuk e ka ditur se Elvis Hoxha ka marrë armë. Pala mbrojtëse kërkoi që vepra penale të ndryshohet nga “vrasje me paramendim” në “vrasje me dashje” sepse e gjithë ngjarja ka ndodhur për rreth 15 minuta dhe në gjaknxehtësi e sipër.
Pala mbrojtëse kërkoi dënim alternativ me shërbim prove për Ditmir Arifin duke patur parasysh rrethanat lehtësuese si tregimi i ngjarjes me detaje, pendimi për shoqërimin e autorit me motor dhe faktin se ka qenë i mitur por edhe se ka patur gjithnjë një sjellje të mirë. Prokurori i çështjes Albert Murçaj vazhdoi t’i qëndrojë kërkesës së tij për 12 vite burg për Elvis Hoxhën dhe 8 vite burg për Ditmir Arifin duke thënë se pretendimet e avokatëve janë të pabazuara. Në fund trapa gjykuese e drejtuar nga Arbër Çela shtyu seancën me 26 shkurt ku tashmë ka mbetur vetëm për t’u dhënë dënimi përfundimtar nga gjykata e shkallës së parë.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages