Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë, vetëdorëzohet autori (Emri) - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Sunday, February 10, 2019

Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë, vetëdorëzohet autori (Emri)


Vrasja Ne Puke Autori 1




PUKË

Dy ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba në Pukë policia ka arrestuar autorin. Zyrtarisht bëhet e ditur se në vijim të informacionit për vrasjen në Pukë u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi Petrit Biba. Mësohet se autori ka pranuar të dorëzohet në polici pas dy ditësh arratie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë ndalimi i shtetasit Enderis Doda, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për “BalkanWeb” se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.


Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages