Video/Kontroll te gjyqtarët e Dajtit, policia: Gjetëm mijëra euro - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Friday, February 15, 2019

Video/Kontroll te gjyqtarët e Dajtit, policia: Gjetëm mijëra euro


Skender Damini





TIRANË

Policia e Shtetit ka konfirmuar operacionin e sotëm për kontrollin e banesave të tre gjyqtarëve që zbutën vendimin për Dritan Dajtin. Policia thotë se ka gjetur municone, mijëra euro dhe prova të tjera, pa përcaktuar se çfarë provash bëhet fjalë.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.




“Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Tre gjyqtarë janë të dyshuar për korrupsion. Ata pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, ç’ka solli dënimin me 25 vite burg nga burgim i përjetshëm. Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages