Video Ky është momenti i ekzekutimit me 14 plumba i Arben Bilalit, e qëlluan në pabesi - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Saturday, February 2, 2019

Video Ky është momenti i ekzekutimit me 14 plumba i Arben Bilalit, e qëlluan në pabesi

Arben  Bilali u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në datën 30 janar të këtij viti në kryeqytet. 50-vjeçari ish-polic u ekzekutua sapo zbriti nga një automjet.
Këto janë momentet e fundit të jetës së Arben Bilalit, i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në derë të shtëpisë.
Në pamjet filmike të siguruara nga Top Channel duket qartë se si 50-vjeçari, ish- polic, u qëllua sapo zbriti nga një automjet. Makina me të cilën udhëtonin atentatorët rezulton të jetë një Mercedez Benz me ngjyrë të errët, me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.
Plot 14 plumba u zbrazën mbi Arben Bilalin, sipas një plani kriminal të mirëorganizuar dhe të mirë detajuar. Asnjëri nga vrasësit nuk ekspozohet dhe nuk del nga makina, e cila pas breshërisë, largohet qetësisht në drejtim të paditur. Ata qëllojnë egërsisht mbi Arben Bilalin.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të hakmarrjes. Bilaliqëndronte i ngujuar në banesë., për shkak të një historie hakmarrjeje që daton nga viti ’97, ku vëllai i tij Bujar Bilali, u ekzekutua pikërisht në të njëjtin vend. Ai mbeti viktimë një atentati, por dyshohet se autorët kishin ngatërruar objektiv.
Kjo solli një histori hakmarrje që pasoi shumë viktima nga ana e meshkujve Bilali.
Familja Bilali hyri në hasmëri me nëj grup kriminal që e ka aktivitetin në zonën e Selitës, teksa konfliktet zgjatën vite me radhë. Një tjetër atentat pasoi familjen Bilali në maj të vitit 2010, ku mbeti i vrarë Leonard Bilali, ish-mundësin e Dinamos, në po të njëjtin vend, i cili u ekzekutua me 4 plumba.
3 muaj më pas, po në të njëjtën zonë, iu bë atentat Arben Bilalit, prej të cilit mundi të shpëtonte. Ai ishte “ngujuar” në shtëpi prej kohësh. Pas atentatit bërë vëllait të tij Leonard Bilali, në vitin 2010, Arben Bilali e kishte "blinduar" banesën me kamera sigurie dhe ishte "ngujuar" në banesën e tij në zonën e Selitës.
Sipas policisë, nga çfarë kuptohet pas ekspertizës së pamjeve filmike, vrasësit janë të informuar se zona ishte e blinduar me kamera sigurie e për këtë arsye ata nuk rrezikojnë të dalin jashtë makinës. Prokuroria ka dyshime të forta se Arben Bilali, të cilit më herët i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë, është ekzekutuar për motive të hakmarrjes.
Për këtë shkak janë sekuestruar disa kamera sigurie nga disa biznese. Janë pyetur gjithashtu dhjetëra persona, që të gjithë dëshmitarë okularë, miq të viktimës, familjarë, por edhe të dyshuar dhe persona për të cilët ka dyshime se viktima ka patur konflikte më herët.
Për grupin e hetimit në sektorin kundër vrasjeve ka shumë mundësi që vrasja e Bilalit të jetë në vazhdën e shumë krimeve të tjera të startuara prej 1992-shit, por ende nuk ka prova konkrete, përpos informacioneve policore.
Këto të dhëna hedhin dritë mbi një konflikt mes fiseve Ymeri dhe Xhabafti, që sidoqoftë nuk janë të vërtetuara, por mbeten vetëm dyshime. Ajo që dihet është se në favor të hetimeve janë edhe dy dëshmi bindëse për prokurorinë, në të cilat tregohet se si përpara se të vritej, Arben Bilali është ndjekur hap pas hapi deri ditën kur ai sapo kishte pirë një kafe dhe miku i tij po e çonte në shtëpi.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages