Video ekskluzive e grabitjes së TEB Bankës në Prishtinë - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, February 5, 2019

Video ekskluzive e grabitjes së TEB Bankës në Prishtinë



Video ekskluzive e grabitjes së TEB Bankës 

Gjatë ditës së sotme nën kërcënimin e armëve është grabitur banka “TEB”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:00, është grabitur një bankë nën kërcënimin e armëve.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë
Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur.
Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë.
Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.



No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages