U kapën me 1 kg kokainë të pastër, përfundojnë pas hekurave tre shqiptarët në Angli - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Friday, February 1, 2019

U kapën me 1 kg kokainë të pastër, përfundojnë pas hekurave tre shqiptarët në Angli

Tre shqiptarë në Angli janë dënuar me burg pasi janë kapur me 1 kg kokainë të pastër, të cilën e kishin futur në një qese pazaresh.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, kokaina që kishin me vete tre shqiptarët, dy prej të cilëve kishin hyrë ilegalisht në Angli, ishte 92 për qind e pastër.
Kështu, në burg kanë përfunduar, 30-vjeçari, Shpat Hakili, 28-vjeçari, Florenc Kola dhe 24-vjeçari NasiedMitro.
Raportohet së të tre e kanë pranuar fajësinë ndaj akuzave gjatë seancës gjyqësore dhe morën respektivisht nga shtatë, gjashtë dhe po gjashtë vjet.
Tre shqiptarët, të cilët ndodheshin në një Vauxhall Vectra të zezë, u arrestuan në gusht të vitit 2018 në rrugën Cuxton.
Pas një kërkimi, oficerët gjetën qesen Primark brenda së cilës ndodhej edhe kokaina. Mitro dhe Kola do të deportohen në përfundim të dënimit të tyre. JOQ Albania

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages