Tragjedi në liqenin e Shkodrës/ Pëmbyset varka, vdesin 4 persona - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Sunday, February 3, 2019

Tragjedi në liqenin e Shkodrës/ Pëmbyset varka, vdesin 4 persona

Tragjedi në liqenin e Shkodrës/ Pëmbyset varka, vdesin 4 persona


Nesreca Skadarsko Jezero Kumburovici I Vujosrvic Foto Zoran Djuric






SHKODER

Një varkë është përmbysur  sot në liqenin e Shkodrës si pasojë e një stuhie të fuqishme, duke lënë të paktën 4 viktima. Media malazeze ‘Vijesti’ raporton se në mes të viktimave ndodhet një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica. Ndërkohë burime nga policia për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se ngjarja në fjalë ka ndodhur në ujërat e liqenit të Shkodrës, të cilat administrohen nga shteti fqinj.

Sipas dëshmive paraprake, janë mbytur fillimisht një burrë e grua së bashku me vajzën e tyre dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte.

Varka kishte  9 persona, 5 prej të cilëve arritën të dilnin në breg, duke i  shpëtuar në këtë mënyrë tragjedisë.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se momentalisht vetëm një trup është gjetur, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë. Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.
Vijesti
(BalkanWeb)






No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages