TIRANË

Pasi u njoftua për vakancat në parlament, të krijuara pas vendimit ekstrem të opozitës për djegien e mandateve,  KQZ ka nisur procedurën për zëvendësimin e tyre. Një ditë më parë përmes zëdhënëses, KQZ njoftoi se ka nisur procedurat në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilët ky institucion duhet të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit bazuar në ligjin për dekriminalizimin.

Burime i thanë “BalkanWeb” se KQZ ka vënë në dijeni 57 kandidatët për deputetë të dy partive opozitare PD e LSI. Më konkretisht, pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët opozitarë  KQZ ka kontaktuar 40 kandidatë të PD dhe 17 të LSI. Referuar afateve të përcaktuara në kodin zgjedhor ata kanë 10 ditë kohë në dispozicion për të dorëzuar në komision qëndror të zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, gjithmonë nëse do të pranojnë të marrin mandatit e deputetit të lënë vakant.

Mbetet për t’u parë se cili nga 57 emrat e kontaktuar nga KQZ do t’i qëndrojë besnik vendimit politik të marrë nga partitë e opozitës, apo do të pranojë të marrë mandantin e deputetit. Në rast të mos pranimit të mandatit, KQZ do të procedojë me pasuesit në list, sipas qarqeve përkatëse.


Emrat e kontaktuar nga KQZ për mandatin e deputetit: