Spitali i Sanatoriumit konfirmon viktimën e 4-t nga AH1N1 - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Friday, February 8, 2019

Spitali i Sanatoriumit konfirmon viktimën e 4-t nga AH1N1



1200px Spitali Universitar Shefqet Ndroqi Senatorium




TIRANE

Spitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” konfirmon vdekjen e 4-t në Shqipëri të prekur nga virusi AH1N1. Lajmi konfirmohet për News 24 nga mjekja Silvana Bala, shefe e Shërbimit të Pneumologjisë nr. 2 në Sanatorium.

Viktima mësohet të jetë një grua 75 vjeçare, e cila ndërroi jetë një natë më parë. E moshuara vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese siç është pneumonia.

Pavarësisht kësaj, Dr. Bala thotë se nuk ka vend për panik. “Kemi të njëjtën situatë gripi si 1 vit më parë me një shtyrje 15 ditore për shkak të ndryshimeve klimatike”
Ajo shtoi se në reanimacion ndodhen 9 raste me komplikacione nga të cilët 3 janë me sistem të drejtuar.

Mbrëmjen e djeshme, në Sanatorium humbi jetën edhe një 37-vjeçar nga Elbasani, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Ai ishte shtruar në spital prej një javë me pneumoni në 2 mushkëritë. Ndërkohë burime nga ISHP për ‘BalkanWeb’ thanë se përgjigjia për AH1N1 është negative.
Një ditë më parë, mjekja Silva Bino deklaroi që viktima të AH1N1 janë edhe një rast nga Tirana dhe dy raste të tjera nga Elbasani. Ajo apeloi: “Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët, por pa pasoja”, tha më herët,  shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages