Skandalet “pushtojnë” policinë e Kosovës, një përdhunues dhe djali i kryepolicit kapen me drogë - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, February 6, 2019

Skandalet “pushtojnë” policinë e Kosovës, një përdhunues dhe djali i kryepolicit kapen me drogë

Skandalet në Policinë e Kosovës nuk paskan fund. Pas lajmit se djali i ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit kapej me drogë, një tjetër skandal përfshin këtë institucion.
Zëvendësshefi i hetimeve në Drenas, Vesel Veseli, u zbulua se vite me radhë kishte përdhunuar një 16-vjeçare. Gjatë kësaj vepre penale me vite ai kishte lënë shtatzënë A.G., e që më pas e kishte detyruar që ta abortonte.
16-vjeçarja ka përjetuar tmerrin pa fund, pasi fillimisht ajo kishte qenë viktimë e abuzimeve të një mësuesi. Dyshimet janë se ajo fillimisht është përdhunuar nga mësuesi i saj. Ajo kishte kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës. Në polici i kishte kërkuar ndihmë Vesel Veselit.
Ky i fundit e kishte për detyrim ta ndihmonte, por e vërteta nuk rezulton kështu. Në vend të ndihmës, Veseli ia shtoi torturat edhe më shumë, 16-vjeçares. Ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Por ky nuk kishte qenë skandali i fundit i Policisë së Kosovës. Katër muaj më parë djali i ish-drejtori të Policisë së Kosovës Shpend Maxhunit, dyshohet se ishte kapur me drogë.
Në veturën e djalit të Maxhunitishte gjetur edhe armë. Por skandalet në këtë institucion nuk janë vetëm këto. Një grua kishte kërkuar ndihmë nga Policia, por ajo nuk e gjeti ndihmën. Pak orë më vonë ajo u vra nga burri i saj.
Vrasja ndodhi në fshatin Brekoc, shtëpinë e vëllezërve të Valbonës ku ajo jetonte me tre nga fëmijët e tyre, pasi që paraprakisht kishte pësuar dhunë fizike nga burri i saj.
Problemet e çiftit kishin kohë që kishin filluar pas kërkesës së Valbonës për divorc. Pjetër Nrecajkishte qëndruar rreth një muaj në paraburgim për veprën penale të “kanosjes” ndaj gruas.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages