Si u zhduk papritur Air Albania, “Lasgushi” parkohet në Stamboll - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, February 7, 2019

Si u zhduk papritur Air Albania, “Lasgushi” parkohet në Stamboll

Si u zhduk papritur Air Albania, “Lasgushi” parkohet në Stamboll


Albania3 1








Shtohen hijet e dyshimit për kompaninë kombëtare të fluturimit AIR ALBANIA. Mediat e huaja po shkruajnë çdo ditë mbi fatin e kësaj kompanie për të cilën Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ishte krenaria e fluturimeve shqiptare.

Këtë të enjte janë mediat turke ato që shtojnë më shumë pesimizmin mbi aktivitetin e këtij projekti. Websiti i dedikuar lajmeve të fluturimeve ajrore në Turqi Airport Haber” që në titull ngre pikëpyetjen se a ka përfunduar bashkëpunimi i Turkish Airline me Air Albania? Sipas artikullit partneriteti Turqi-Shqipëri nuk ka funksionuar që nga muaji Qershor i vitit të kaluar. Madje shkrimi konfirmon se kompania Turkish Airline ka tërhequr avionin AIRBUS 319 nga Shqipëria i cili aktualisht ndodhet në pistën e aeroportit të Stambollit duke e paraqitur edhe me foto avionin.

Albania
Pas lançimit të këtij projekti të përbashkët me Turqinë, në Tiranë u hapën edhe zyrat e agjencisë shqiptare Air Albania. Por pas një vëzhgimi të bërë këtë të enjte nga News24, siç shihet aktualisht ato nuk funksionojnë. Ambientet e këtyre zyrave janë të boshatisur dhe e vetmja gjë që e identifikon është vetëm logoja me emrin e kompanisë Air Albania.

Faktit se projekti nuk ka marrë ende jetë i shtohet edhe konfirmimi nga ana e autoritetit të Aeroportit të Tiranës i cili i pyetur nga News 24 thotë se ende nuk ka asnjë plan fluturimi të kësaj kompanie.
Sipas këtyre burimeve TIA është në pritje të planit dhe lejes së fluturimit që Aviacioni civil do të firmos për Air Albania. Nga ana tjetër heshtja e autoriteteve shqiptare përballë këtyre fakteve shton edhe më shumë dyshimet se kompania Air Albania nuk funksionon.
Për herë të parë ideja për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u njoftua në Korrik të vitit 2017 si një nismë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit tuk Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa konkretizimi i saj u bë në Qershor të 2018. E regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit kompania AIR ALBANIA figuron me 3 aksionerë “Turkish Airlines”, “MDN Investment” dhe “Albcontrol”.
(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages