Shtinë me breshëri plumbash për ta eliminuar, dalin pamjet nga atentati i vlonjatit famëkeq - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Friday, February 1, 2019

Shtinë me breshëri plumbash për ta eliminuar, dalin pamjet nga atentati i vlonjatit famëkeq



Famëkeqi Mikel Mehmeti është 41-vjeçari, të cilit iu bë atentat më 14 janar të këtij viti në lagjen ‘Pavarësia’ në qytetin e Vlorës.

Ai u qëllua me armë zjarri dhe mori një plumb në bark dhe një në gjoks. Mehmeti ishte në automjetin e tij tip ‘Audi A3’ me targa AA 653 VC kur u qëllua nga një tjetër makinë tip ‘Fuoristradë’.
Dyshohet se plagosja e Mikel Mehmeti, ka qenë një atentat i mirëorganizuar.
Mehmeti është nga Selenica dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave.
Llanajt njihen për masakrën e Çoles, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg.
Rruga ku ka ndodhur ngjarja ka shënuar shumë atentate. Kjo rrugë njihet si rrugë qorre, pasi lëvizjet janë të pakëta.
MOMENTI I ATENTATIT
Në kamera është fiksuar momenti i atentatit, ku duken autorët të cilët ndalen për pak sekonda dhe qëllojnë 5 herë në drejtim të objektivit.
Për t’u siguruar që e kishin vrarë, ata janë kthyer sërish në ecje dhe kanë qëlluar sërish, për t’u larguar më pas me shpejtësi.
41-vjeçari ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe në video është fiksuar momenti kur del nga makina dhe kërkon ndihmën e qytetarëve.
Mehmeti u prek nga 3 plumba (një në shpatull, bark e gjoks), nga 10 në total që u qëlluan drejt makinës së tij.
Nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages