Serbi i arrestuar ne Jarinje dyshohet se morri pjesë në vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Monday, February 4, 2019

Serbi i arrestuar ne Jarinje dyshohet se morri pjesë në vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë

Jarinje dyshohet se morri pjesë në vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë

​Zoran Gjokiq, serbi i arrestuar të premten mbrëma në Jarinje, po dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e të paktën 33 civilëve shqiptarë, që u ekzekutuan gjatë marsit dhe majit 1999 në lagjen “Kristal” në Pejë. 20 vite pas kësaj masakre, Gjokiqit, të hënën i janë caktuar 30 ditë paraburgim, në Kosovë. 

Zoran Gjokiq, të premten mbrëma po hynte nga Serbia në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinje, kur u arrestua nga Policia e Kosovës. 
Ai po dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express. 
Kjo masakër ndaj shqiptarëve ishte kryer më datat 26, 27 dhe 28 mars 1999, për të vazhduar edhe më 13, 17 dhe 28 maj të të njëjtit vit, në Lagjen “Kristal” të Pejës.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj Gjokiq ka ngritur dyshime për “krime lufte”, “shkaktim i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësorë”, dhe për dyshime tjera të dhunës apo ngacmimit seksual gjatë luftës. 
Ndaj serbit që kishte jetuar në Mitrovicë, Gjykata Themelore e Pejës, të hënën i caktoi 30 ditë paraburgim. 
“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.D, i nacionalitetit serb, me vendbanim në Republikën e Serbisë. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. 

Tutje, kumtesa e Themelores në Pejë, tregon për pretendimet që Prokuroria Speciale ka dhënë në kërkesën për paraburgosje të serbit Zoran Gjokiq, shkruan Gazeta Express. 
“Për shkak të dyshimit të bazuar se ka dhënë ndihmë apo ka shtënë me armë zjarri në popullatën civile shqiptare, sipas këtyre veprimeve ndër të tjera janë vrarë 33 viktima gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare nga datat 26, 27, 28 mars dhe 13, 17, 28 maj 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë, me çka ka kryer veprat penale krime lufte në kundërshtim të rëndë me Konventat e Gjenevës, shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi apo ngacmimi seksual, krime të luftës në kundërshtim të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës të parapara me Kodin Penal të Kosovës si dhe krime të luftës kundër popullsisë civile në kundërshtim me Ligjin Penal të ish – RSFJ-së”, njofton gjykata.
Avokati i të dyshuarit që u arrestua të premten rreth orës 22:00 në Jarinje, në një deklaratë për mediat serbe, ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që dyshojnë se Gjokiqka kryer krime lufte në Pejë gjatë pranverës së vitit 1999.
Avokati Lubomir Pantoviq, ankesën për kundërshtimin e paraburgimit të klientit të tij, sipas njoftimit të gjykatës së Pejës mund ta ushtrojë në Gjykatën e Apelit. /GazetaExpress/. 

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages