Rasti i vushtrriasit që shiti viçin për ta varrosur nënën, regjisori Hysaj reagon ashpër ndaj BIK-ut - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, February 5, 2019

Rasti i vushtrriasit që shiti viçin për ta varrosur nënën, regjisori Hysaj reagon ashpër ndaj BIK-ut

Rasti i vushtrriasit që shiti viçin për ta varrosur nënën, regjisori Hysaj reagon ashpër ndaj BIK-ut




Profesori dhe regjisori, Fadil Hysaj, ka reaguar ashpër ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, pas rastit të fundit të ndodhur në Vushtrri, ku hoxha i fshatit nuk kishte pranuar ta përcjellë me rite fetare nënën e një qytetari, pasi djali si pasojë e kushteve të rënda ekonomike nuk kishte arritur të paguante obligimet e anëtarësimit.

E si pasojë e kësaj, Sabri Beqiri, nga Akrashtica e Vushtrrisë ishte detyruar që ta shiste bagëtinë e tij vetëm që ta varrosë nënën e tij sipas riteve islame.
E kjo ngjarje si duket e ka prekur profesorin e Hysaj, i cili thotë se nuk e dëshiron një vdekje të tillë ku do të detyrohet që të shesë pasurinë, vetëm për ta varrosur një familjar të vdekur sipas riteve fetare.
“417 euro Bashkësia Islame e detyron një fukara me e pagu për t’ia varros nënën dhe ai i shkreti detyrohet me e shit viqin për me e përcjellë nënën arabisht në botën tjetër! Nëse dëshironi një vdekje si kjo, ja çfarë do të keni! Unë jo!”, ka shkruar regjisori Hysaj, raporton Gazeta Express.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta të opinionit publik. Pa u përfshirë nuk ka qëndruar as kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, raporton Gazeta Express.
Profesori dhe regjisori, Fadil Hysaj




Tahiri ka treguar se si komunë i mbulojnë shpenzimet e riteve të varrimit, dhe thotë se të gjitha rastet sociale janë të liruara nga të gjitha pagesat në komunë. Megjithatë, nuk  ka pranuar të komentojë çështjen e pagesës së anëtarësisë së BIK-ut, pasi, sipas tij, janë dy çështje të ndryshme.
“Për këtë rast dhe të gjitha rastet e vdekjeve në Vushtrri (afër 450 në vitin 2018), Komuna i mbulon shpenzimet e ritit të varrimit. Për më tepër rastet sociale janë liruar nga të gjitha pagesat në Komunë. Shpenzimet e varrimit dhe anëtarësia e BIK-ut, janë çështje të ndara dhe ne nuk komentojmë sepse nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punën e bashkësive fetare”, ka thënë kreu i Vushtrrisë.
Megjithatë, Tahiri thotë që shpreson se Bashkësia Islame në Vushtrri do të bëjë veprimet e duhura lidhur me këtë rast. /GazetaExpress/








No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages