Protesta e opozitës,policia jep shifrat: 15 në pranga, 5 në hetim - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Sunday, February 17, 2019

Protesta e opozitës,policia jep shifrat: 15 në pranga, 5 në hetim


Protesta Para Kryeministrise 13




TIRANË

Policia ka dhënë shifrat zyrtare të personave të arrestuar pas protestës së djeshme të opozitës. Zyrtarisht deklarohet se pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve. Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha. Gjithsej janë 7 të arrestuar nga Tirana, 1 nga Kavaja, 2 nga Shkodra, 1 nga Divjaka, 1 nga Durrësi, 1 nga Elbasani, 1 nga Cerriku dhe 1 nga Fieri.


Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë15 shtetas:
Florenc Hoxha, 44 vjeç, banues në Tiranë; E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë; Naim Haxhiaj, 51 vjeç, banues në Kavajë; A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë; R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë; S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë; D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër; H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë; Ilir Hamedinaj, 49 vjeç, banues në Durrës; F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë; S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik; M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan; L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë; P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër; Velion Dine, 30 vjeç, banues në Fier.


Policia deklaron se këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.
Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas: G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë; A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë; R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas; D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë; P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë. Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(m.k/BalkanWeb

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages