Policia pritet ta ndëshkojë zyrtaren policore, nën dyshimin se ka nxjerr informata për policin Vesel Veseli - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, February 7, 2019

Policia pritet ta ndëshkojë zyrtaren policore, nën dyshimin se ka nxjerr informata për policin Vesel Veseli


Policia e Kosovës pritet ta transferojë dhe degradojë një zyrtare policore nga Drenasi, e cila po dyshohet se ka nxjerrë informata për dhunimin e nxënëses, nga hetuesi Vesel Veseli, ka mësuar Insajderi.

Zyrtarja policore (emri i së cilës është i njohur për redaksinë), për shumë vjet kishte denoncuar shkeljet e kolegëve të saj në stacionin policor të Drenasit. Vendimi për transferimin e saj pritet të merret gjatë ditës së sotme.
Burime nga Policia i kanë thënë Insajderit se eprorët e saj po dyshojnë se ajo i ka dhënë informacione avokatit, Gazmend Halilaj rreth këtij rasti.
Halilaj, kishte dërguar letër anonime në Prokurori dhe Insajder rreth dhunimit të nxënëses nga profesori i saj dhe hetuesi, Vesel Veseli.
Siç raportoi Insajderi të martën, 16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.
Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages