Policia jep detajet e operacionit në Ferizaj, ku u konfiskuan mbi 200 kg drogë - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Sunday, February 10, 2019

Policia jep detajet e operacionit në Ferizaj, ku u konfiskuan mbi 200 kg drogë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar 209 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas Policisë, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësiteve relevante të Ferizajt dhe në asistencë të njësiteve për reagim të shpejtë, pas një hetimi disa mujor, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.
“Ky operacion policor është realizuar nën urdhëresën dhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë Themelore Ferizaj, Departamenti për krime të Rënda, pasi është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhet me një operacion policor të realizuar në tetor të vitit 2018″, njofton Policia, përcjell Telegrafi.
“Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive me 09.02.2019, në dy lokacione të Ferizajt është realizuar kontroll policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë vepruar si grup kriminal të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'”.
“Gjatë këtij operacioni policor është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike e llojit  marihuanë e mbështjellë në 193 paketimeve, e cila pas matjes ka rezultuar të jenë 209.202 kg”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Gjatë këtij operacioni policor  janë arrestuar gjashtë personat e dyshuar: XH.S. viti i lindjes 1990, B.S. (1978), G.K. (1991), si dhe tre shqiptarë të Maqedonisë, F.B. (19920, J.B. (1997) dhe F.B. (1994).
“Në këto lokacione përveç konfiskimit të substancës narkotike, në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër vetura (pasat, Venta, Golf IV dhe Sharan), para kesh 839 euro e 95 cent, para kesh 520 denar Maqedonas, para kesh 3 dollarë amerikan dhe gjashtë telefona celular.
Referuar operacionit të parë policor të realizuar në tetor të vitit 2018, ku ishin konfiskuar  108 kilogramë e 13.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë , si dhe tani rastit të mbrëmshëm ku janë konfiskuar 193 paketimeve, në sasi prej 209.202 kg. totali rezulton të jetë rreth 317 kilogram”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit  personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Telegrafi/

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages