Në “sitë” Hipoteka e Durrësit, shkarkohen 6 specialistë - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, February 13, 2019

Në “sitë” Hipoteka e Durrësit, shkarkohen 6 specialistë


Etilda Gjonaj



TIRANË

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se vijon puna dhe kontrollet intensive në Hipotekën e Durrësit, ku së fundi njoftoi edhe largimin e gjashtë punonjësve të tjerë për shkelje ligjore.

Kjo masë vjen menjëherë pas shkarkimit të kreut të kësaj hipoteke, i cili u kap me zë dhe figurë në një bisedë me qytetarët duke mos iu shërbyer për hallet dhe shqetësimet që kishin adresuar tek kjo zyrë.




“Zyrat vendoret të pasurisë së paluajtshme në Durrës kanë qenë dhe vijojnë të jenë në qendër të kontrollit. Nga ana tjetër do të kemi parasysh çdo denoncim në platformën “Shaqipëriaqëduam.al” do t’i shkojmë deri në fund dhe do të marrim çdo masë për shkelësit e ligjit. Në muajin janar për shkelje në detyre është shkarkuar nga detyra regjistruesi i zyrës vendore të Durrësit.
Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.
Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31 masa”, tha mes tjerash Gjonaj.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages