Ndërroi jetë edhe një nga të lënduarit e aksidenti të 13 shkurtit, numri shkon në 15 viktima - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Saturday, February 16, 2019

Ndërroi jetë edhe një nga të lënduarit e aksidenti të 13 shkurtit, numri shkon në 15 viktima



Viktima e 15 nga aksidenti në Llaskarcë është Ferdi Kaso















Ka ndërruar jetë edhe një nga të lënduarit e aksidentit me autobus në Llaskarcë, duke çuar numrin e viktimave në 15. Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Ferdi Kaso. Drejtori i Urgjencës Ilir Hasani tha se viktima ishte sjellë në gjendje kritike dhe plagë shumë të rënda që në ditën e aksidentit. Ai shtoi se në Klinikë në gjendje të rëndë janë edhe 2 pacientë.
Për fat të keq duhet të kumtojmë ndonjëherë edhe lajm të hidhur, shprehim ngushëllime familjes. Pacientin të cilin e trajtua këto tre ditët e fundit në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë, ngushëllime edhe një herë familjes dhe gjithë qytetarëve. Gjendja e tij ishte vërtet kritike, jemi munduar që prej momentit të parë kur e kemi pranuar për trajtim intensiv, dy herë është intervenuar, është operuar dhe për fat të keq nuk mundëm të shpëtojmë jetën e tij. Sa i përket dy pacientëve të tjerë të cilët gjenden në Njësinë për trajtim intensiv janë vërtet në gjendje shumë të rëndë kritike dhe për fat të keq nuk mund të japim ndonjë lajm të mirë se gjendja e tyre po përmirësohet. Po bëhet gjithçka që të shpëtohen, me të gjitha ka kapacitetet jo vetë në klinikën tonë po edhe jashtë klinikës”.  –tha Ilir Asani, drejtor i Urgjencës
Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” në gjendje kritike vazhdojnë të mbeten katër të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. Siç tha se drejtori Hristian Kostov, sot dhe dje janë lëshuar për kurim shtepiak 8 prej të lënduarve.
4 janë në repartin intensiv dhe janë gjendje kritike. 2 janë në ventilim mekanik, janë pacientët e njëjtë të cilët që nga fillimi ishin në këtë gjendje. Gjithë të tjerët janë të shpërndarë në repartin e Traumatologjisë dhe disa të tjerë janë në repartin e kirurgjisë abdominale por në gjendje të mirë stabile. Njëri prej tyre është edhe djaloshi i ri i cili është operuar një herë megjithatë lëndimet e tij janë të ndërlikuara. Dua ta dini se këtu janë nën përkujdesje 24 orë, ekipet mjekësore janë këtu dhe secili kryen punën e tij” – u shpreh Hristian Kostov, drejtor i spitalit “8 Shtatori”
Nga aksidenti i 13 shkurtit kur autobusi i kompanisë “Durmo Tursë” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar kishte humbur kontrollin në fshatin Llaskarcë mbetën të vdekur 15 persona dhe mbi 30 të tjerë të lënduar. Jozyrtarisht Alsat mëson se hetimi për aksidentin tragjik po zhvillohet në dy pista. E para ka të bëj me arsyet e objektive, nëse autobusi është penguar nga ndonjë automjet dhe për t’ju shmangur aksidentit ka humbur kontrollin si dhe pista e dytë ka të bëj me shoferin e autobusit, nëse i njëjti ka humbur koncentrimin ose ka qenë duke biseduar në telefon. Pronari i kompanisë “Durmo Turs” dyshimet e para i drejtoi tek problemet shëndetësore që mund t’i ketë pasur shoferi i autobusit, duke hedhur poshtë problemet teknike të autobusit

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages