Ky është vendi piktoresk në Itali që do ju japë 9,000 euro nëse shpërnguleni atje - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Friday, February 1, 2019

Ky është vendi piktoresk në Itali që do ju japë 9,000 euro nëse shpërnguleni atje


Ky është vendi piktoresk në Itali që do ju japë 9,000 euro nëse shpërnguleni atje
Nëse keni kohë që mendoni për një “arratisje” nga zhurmat e jetës së përditshme, një fshat në Itali mund të jetë vendi perfekt për ju.

Kryebashkiaku, Giovannni Bruno Mattiet ka njoftuar se familjet që do të shpërngulen në fshatin e bukur italian do të shpërblehen me 9,000 euro. E gjitha kjo bëhet që vendi piktoresk te ketë sërish njerëz të rinj pasi aktualisht po vuan nga mungesa e popullatës.
Sipas CNN, Locana e vendosur në në Alpet italiane po vuan nga ulja e vazhdueshme e numrit të popullsisë.
Shumë fshatra në pjesën rurale të Italisë janë kthyer në vende fantazmë në dekadat e fundit pasi banorët e vjetër ndahen nga jeta, ndërsa të rinjtë largohen në qytete për punë.
Vetëm herët këtë muaj, shtëpitë në një qytet idilik sicilian po shiten për vetëm 1 euro.
Duke folur për CNN, kryebashkiaku, Giovannni Bruno Mattiet u shpreh:
Popullsia jonë është zvogëluar nga 7,000 banorë në fillim të viteve 1900 në 1,500 që prej kohës kur njerëzit u nisën për të kërkuar punë në fabrikat e mëdha të Torinos. Shkolla jonë çdo vit përballet me rrezikun e mbylljes për shkak të mungesës së nxënësve. Nuk mund ta lejoj që kjo të ndodhë."
JOQ Albania

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages