Incidenti me ashensorin në “Don Bosko”, pranga teknikut - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, February 26, 2019

Incidenti me ashensorin në “Don Bosko”, pranga teknikut


Don Bosko 722x450







TIRANË

Policia ka vënë në pranga teknikun e pallatit në “Don Bosko” pas incidentit të djeshëm ku një vajzë pësoi lëndime si pasojë e shkëputjes së ashensorit.

Tekniku i arrestuar  kishte kontrolluar para dy muajsh sigurinë e ashensorit në pallat,  ndërsa ishte shprehur se nuk ka asnjë problem teknik.

Gjithashtu 49-vjeçari i arrestuar A.M nuk kishte lëshuar certifikatë sigurie, gjë e cila e ngarkon me përgjegjësi shtesë për këtë situatë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin:
M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)
Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.”, njofton policia.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages