“I veshur me xhup të bardhë dhe kapuç”, ish-oficeri i forcave speciale greke ekzekutoi me 4 plumba Devi Kasmin - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Saturday, February 2, 2019

“I veshur me xhup të bardhë dhe kapuç”, ish-oficeri i forcave speciale greke ekzekutoi me 4 plumba Devi Kasmin

Vrasja e Devi Kasmit, pasditen e 29 janarit 2018 tronditi Tiranën, ndërsa vuri në pranga ish-oficerin e forcave speciale greke, Efthimios Efthimiu, i cili dyshohet si autori i vrasjes, që dyshohet se e kreu me pagesë.
Efthimiu është fokusuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pak minuta pasi  ekzekutoi Devi Kasmin.
Pamjet e siguruara nga News24 do të përdoren në gjykatë si provë kundër Efthimiut dhe personave të tjerë të dyshuar për vrasjen.
Siç dallohet qartë, në rrugën "Kongresi i Manastirit", mbërrin një furgon i bardhë, i mbyllur në pjesën e pasme. Mjeti qëndron në pritje, pak sekonda. Bën disa lëvizje para mbrapa. Aty vjen me hap normal, një person që mban veshur një xhup të bardhë dhe kapuç në kokë. Fytyrën e ka të zbuluar. Ngjitet në vendin e parë dhe furgoni largohet.
Referuar dosjes hetimore, rezulton se shtetasi grek ka hyrë në rrugën "Petro Cani" pranë Pediatrisë, rreth orës 18.30. Sipas prokurorisë, ai e priti disa kohë viktimën e tij dhe menjëherë sapo Kasmi mbërriti poshtë pallatit të tij e qëlloi me katër plumba. Pas krimit ish-speciali grek, zgjedh të largohet nga një tjetër rrugicë, duke dalë sërish në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Në dosje thuhet se furgoni që drejtohet nga i pandehuri Malvin Dinellari, vijon rrugën duke dalë në zonën e Brrylit dhe merr drejtimin për nga Pallati me Shigjeta.
Një kamera sigurie e vendosur tek kryqëzimi i drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka fiksuar targën e automjetit, AA 231 JH, shkruan BW. Prokuroria mundi të zbulojë se furgoni ishte blerë 12 ditë përpara ngjarjes, nga pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari që është në arrati. Disa ditë pas krimit, po i njëjti furgon u gjet në shtëpinë e Hoxhallarit në zonën e Kasharit, aty ku dhe u zbulua një arsenal i madh armësh.
Tashmë një vit pas krimit që tronditi Tiranën, prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dorëzoi dosjen në gjykatë. listën e të pandehurve e kryeson shtetasi grek, pasi akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin kriminal që porositi dhe pagoi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari. Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal  dhe armëmbajtje pa leje.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages