Grabitet dhe dhunohet me mjete të forta i moshuari në Vlorë - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, February 27, 2019

Grabitet dhe dhunohet me mjete të forta i moshuari në Vlorë

Vlore Grabitet I Moshuari 1


VLORE

Një i moshuar është grabitur dhe dhunuar me mjete të forta në banesën e tij nga persona ende të paidentifikuar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa i moshuari V.K, 69 vjeç është gjetur nga nipi i tij në banesë i gjakosur.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, nipi i të moshuarit ka thënë se ka gjetur derën e hapur dhe gjyshin e gjakosur në divan. Ai thotë se në shtëpi mungonin rreth 1 milion lekë.

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes“- thuhet në njoftimin e policisë

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages