TIRANE

Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i është shtuar listës së aplikimeve për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Aplikimi i Besim Hajdarmatajt vjen dy ditë para skadimit të afatit për të aplikuar në këtë strukturë. Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 13 prokurorë.

Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 7 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
13 prokurorët kandidatë për në SPAK:
Arben Kraja
Anton Martini
Besnik Muçi
Behar Dibra
Besim Hajdarmataj
Dritan Prençi
Dolorez Musabelliu
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Klodian Braho
Shkëlzen Cena
Vladimir Mara
(d.d/BalkanWeb)