“Ëndrrat e tua tani më përkasin mua…” dedikimi prekës për vëllain që ia vrau afrikani - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Friday, February 1, 2019

“Ëndrrat e tua tani më përkasin mua…” dedikimi prekës për vëllain që ia vrau afrikani


Ridjan Myftari, 25-vjeç, nga Delvina humbi jetën pas një konflikti me një shtetas afrikan, i fundit ky që ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar Ridjanin e kushëririn, me të cilin ishte shoqëruar.(lexo këtu)

Kushëriri i Myftarit është qëlluar gjashtë herë, por plagët ishin të lehta dhe ka mundur të mbijetojë.
Viktima Ridjan Myftari kishte vetëm pak kohë që kishte shkuar si emigrant në Gjermani, por tashmë kanë shkuar familjarët atje për të tërhequr trupin e të riut. Pritet që trupi i pa jetë i 25-vjeçarit të sillet për t’u varrosur në fshatin Rusan të Delvinës.
Vëllai i Ridjan Myftarit, Koco Myftari në një reagim për JOQ Albania i ka dedikuar disa rreshta.
Ti ike udhës së pafundme, e tashmë vjen veç si vegim
Ti nuk je as dhimbje as hidhërim sepse me një ëngjëll jo këto  nuk kanë krahasim.
Doja të thoja shkatërrim, por përsëri e përsëri asgjë nuk të zëvendëson dot o Ridi im.
Dua të them diçka e diçka tjetër, por nuk mjaftojnë laps e një letër.
E sikur njëmijë libra të shkruaj, nuk mund ta them dot sesa vuaj,
Veç dije diçka o vëlla, se ëndrrat e tua tani më përkasin mua.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages