Ekzekutoi fqinjin pas sherrit në lokal, dorëzohet 38-vjeçari - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, February 26, 2019

Ekzekutoi fqinjin pas sherrit në lokal, dorëzohet 38-vjeçari

Foto2 2 770x433

DURRES

Dorezohet në policinë e Shkodrës autori i vrasjes së Martin Ndrecës, 45 vjeç. Autori 38 vjeçar, Ndue Zefi vrau pas mesnatës së të dielës 45 vjeçarin, në ish-kënetë. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë. Grupi i gatshëm i policisë së Durrësit po bën transferimin e 38 vjeçarit për në Komisariatin e Durrësit. Pas vrasjes ai ka shkuar në Pukë, në vendlindjen e tij. Ndërsa policia e Durrësit dhe Pukës mbante nën kontroll banesat e të afërmeve

Ngjarja

Një vrasje me arme zjarri është shënuar pas mesnate në Durrës. Viktimë ka mbetur 45-vjeçari nga Mirdita, Martin Ndreca, i gjetur i vrarë në automjetin e tij në Ish-Kënetë. Policia ka identifikuar si autor Ndue Zefin, 37-vjeç nga Puka.

Policia bëri me dije se rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi Ndue Zefi 37 vjeç, nga Puka për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Martin Ndreca 45 vjeç, nga Mirdita banues në kete lagje. Mësohet se autori dhe viktima kanë qënë në një lokal dhe kanë patur njohje me njëri tjetrin. Ata kanë patur një sherr në lokal për motive të dobëta. Pas sherrit autori I krimit Ndue Zefi ka shkuar në shtëpi ku mbante një automatik pa leje . Zefi ka shtënë 5 here në drejtim të 45 vjecarit ndërsa një plumb I ka përshkuar organet jetësore duke e lënë të pajetë në vend brenda makinës benz.
Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij. Janë kryer kontrolle në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona për të zbardhur krimin. Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e rastit.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages