E rëndë në Tiranë, gruaja gjendet e masakruar tek liqeni i Sharrës - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, February 14, 2019

E rëndë në Tiranë, gruaja gjendet e masakruar tek liqeni i Sharrës


Vrasje Ne Sharr Gruaja


TIRANE

Një grua e masakruar është gjetur në kodrat e liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm nga qytetarët. Mësohet se ne trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se viktima është identifikuar si Lirie Xhepa rreth 45 vjeç.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.


Mësohet se gruaja ishte e martuar dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Banorët thonë se kanë parë njerëz me makinë në këtë zonë.


Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

Shumë pranë vendit ku është gjetur trupi i viktimës ka edhe banesa. Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë. Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages