Dogji 13 ha pyje dhe ullinj, pranga 56-vjeçarit në Mallakastër - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, February 26, 2019

Dogji 13 ha pyje dhe ullinj, pranga 56-vjeçarit në Mallakastër


Policia C1200x600 1



MALLAKASTËR

Një 56-vjeçar është vënë sot në pranga në Mallakastër. Sipas policisë, M.G,  banues në Patos, dyshohet të jetë autori i zjarrit ku u dogjën 13  hektarë pyje dhe ullinj në  Belishovë.

Nga raportet e para thuhet se ky shtetas fillimisht ka ndezur zjarr në tokën e tij, por flakët të ndihmuara edhe nga era janë shpërhapur me shpejtësi duke djegur sasi të madhe toke të mbjell me pyje dhe ullinjsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.G, 56 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Belishovë, Mallakastër, në tokën e tij, dyshohet se ka ndezur zjarr i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një siperfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, njofton policia.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages