‘Çentralisti’ kap mat Call Center-in në paligjshmëri, 9 në pranga - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, February 27, 2019

‘Çentralisti’ kap mat Call Center-in në paligjshmëri, 9 në pranga






Të paktën 9 persona mësohet të jenë arrestuar në kuadër të operacionit ‘Çentralisti’ në një Call Center për kryerje të aktivitetit të kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie të huaj.

Shtetasit e arrestuar bënin rimbushje duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Mësohest se shtetasit e indentifikuar me incialet  J.F 36-vjeç banues në Tiranë, A.V 30 vjeç banues në Fier, E.K 33 vjeç banues në Tiranë, F.A 27 vjeç banues në Tiranë, S.B 35 vjeç banues në Tiranë, A.D 34 vjeç banues në Tiranë, O.S 22 vjeç banues në Tiranë dhe O.D 25 vjeç banues në Tiranë, janë arrestuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.


Njoftimi i policisë

Operacion policor i koduar “Çentralisti” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohen 9 shtetas për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Gjithashtu procedohen në gjëndje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë shpallen në kërkim. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, finalizoi operacionin policor të koduar “Çentralisti”, ku u ndaluan shtetasit:
  1. F., 36 vjeç, banues në Tiranë
  2. V., 30 vjeç, banues në Fier
  3. K., 33 vjeç, banues në Tiranë
  4. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
  5. B., 35 vjeç, banues në Tiranë
  6. D., 34 vjeç, banues në Tiranë
  7. S., 22 vjeç, banues në Tiranë
  8. G., 38 vjeç, banues në Tiranë
  9. O., 25 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e lartpërmendur kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.
Gjithashtu janë proceduar në gjëndje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages