“Bomba” e Palokës: Safet Gjici në përgjime për blerje votash - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Saturday, February 23, 2019

“Bomba” e Palokës: Safet Gjici në përgjime për blerje votash


Paloka





TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”– tha Paloka.

Nënkryetari i PD komentoi edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve teksa u shpreh i bindur se Rama do ikë me cdo lloj mënyre.

Ne u larguam nga një parlament ilegjitim. Ditën e 16 protestës ne e morëm mesazhin nga njerëzit. Nuk kishte më akt tjetër që mund të ndërmerrnim. Ishte i vetmi reagim që mund të bënim. Ne i kemi bërë të gjitha provat. Ai parlament nuk funksiononte më. Ne e dimë që është reagim ekstrem. Rama ka blerë votat në 4 qarqe. Ky njeri është bërë pengesë për vendin. Rama do largohet se s’bën. Ky vend nuk ka zgjedhje nëse nuk largohet Rama. Rama do largohet me dhunë se vetë nuk ikën. Me dhunë nënkuptohet se nuk do marrim topat, por me të gjitha aktet që ai të largohet. Ai mund të vazhdojë të bëjë arrogantin, por do largohet”- tha Paloka.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages