Arrestohet dhe burgoset mësuesi që dyshohet për abuzim seksual të të miturës në Drenas - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, February 7, 2019

Arrestohet dhe burgoset mësuesi që dyshohet për abuzim seksual të të miturës në Drenas

Arrestohet dhe burgoset mësuesi që dyshohet për abuzim seksual të të miturës në Drenas



Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar edhe arsimtari, i cili dyshohet se është i përfshirë në skandalin e abuzimit seksual të të miturës në qytetin e Drenasit.

Sipas njoftimit të IKP-së, ky person ka inicialet Sh.Xh. dhe nuk është zyrtar i Policisë së Kosovës.
Këtij i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.
Ky person është arrestuar, intervistuar dhe burgosur nën dyshimet për keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.
Në këtë rast janë të përfshirë edhe një hetues policor dhe mjeku i cili ka ndihmuar të miturën të abortojë.
Njoftimi i plotë:
IPK arreston edhe një të dyshuar për “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”
Prishtinë, 7 shkurt 2019,
Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë në vazhdimësi veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit.
Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast ( me inicialet Sh. Xh – i cili nuk është zyrtar policor).
Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e IPK-së është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal).
Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages