Alarm për gripin në Shqipëri, 25 persona të shtruar vetëm në reanimacionin e Vlorës - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, February 5, 2019

Alarm për gripin në Shqipëri, 25 persona të shtruar vetëm në reanimacionin e Vlorës

Alarm për gripin në Shqipëri, 25 persona të shtruar vetëm në reanimacionin e Vlorës



Tetë pacientë janë shtruar në spitalin rajonal të Vlorës me simptomat e virusit AH1N1.


Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Vlorë thotë se që nga muaji janar, 25 raste të rënda janë trajtuar në reanimacion, ndër të cilët edhe pacientët me AH1N1, por nuk ka vend për alarm.
Agron Bashllari, shefi i epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetësisë në Vlorë, deklaroi: “Është një virus që ka qenë çdo vit. Nëpërmjet vaksinës sezonale luftohet edhe ky virus. Vaksina është shumë e rëndësishme”.
Ndërkohë, fluks pacientësh është regjistruar edhe në spitalin e Bulqizës, ku çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore 30-40 persona për shkak të viruseve të stinës. Urgjenca e mbipopulluar bën që shumë prej tyre të kthehen në shtëpi me mjekimet me vete.

Mjekët në Bulqizë u kërkojnë të prekurve nga viroza gripale që të bëjnë kujdes, të shmangin lëvizjet duke qëndruar në kushtet e shtëpisë dhe të marrin mjekimet e dhëna sipas përshkrimit të mjekut.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages