11 fshatra në Lekas të bllokuar e pa energji elektrike - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Saturday, February 2, 2019

11 fshatra në Lekas të bllokuar e pa energji elektrike




11 fshatra në Lekas të bllokuar e pa energji elektrike

11 fshatra në Lekas të bllokuar e pa en

ergji elektrike

11 fshatra të njësisë administrative Lekas në Bashkinë e Korçës prej pothuajse një muaji janë të bllokuar nga bora. E vetmja lidhje e kësaj njësie administrative me Korçën është rruga Lekas Moglicë, por edhe ajo me vështirësi të shumta qarkullimi.
Koçi Meçaj është një banor i fshatit Brozdovec, të cilin e kemi takuar te vendi i quajtur Kulat e Gjergjevicës, teksa vinte më këmbë nga Lekasi drejt Korçës. Ai na tregon se është nisur që një ditë më parë nga Brozdoveci drejt Lekasit, ndërsa mëngjesin e sotëm është detyruar sërisht të udhëtojë më këmbë për të ardhur drejt Korçës, pasi thotë se rrugët janë të bllokuara për qarkullimin e automjeteve. Meçaj thotë se të gjitha fshatrat e kësaj njësie janë të izoluara, ndërsa banorët e kanë të vështirë edhe të komunikojnë për shkak edhe të mungesës së energjisë elektrike prej rreth dy javësh. Madje ai shkon më tej kur thotë se nuk dihet nëse mund të ketë persona të sëmurë në fshatrat e bllokuar.
Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari ka pranuar se zonat malore të qarkut të Korçës vijojnë të jenë në vështirësi për shkak të rreshjeve të borës të cilat kanë qenë të vazhdueshme në lartësitë mbi 1000 m, ashtu siç ka pranuar edhe mungesën e energjisë elektrike, çka sipas tij vjen edhe për shkak të rrjetit të amortizuar në këto zona.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages