Video/ Helmimi nga gazi, punonjësja: “I thamë pronarit, por se rregulloi” - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, January 29, 2019

Video/ Helmimi nga gazi, punonjësja: “I thamë pronarit, por se rregulloi”

Siç u raportua edhe gjatë paradites së sotme, 13 punonjëse të një fasonerie në Durrës, janë shtruar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti.
Shkak është bërë helmimi që dyshohet se ka ardhur nga rrjedhja e gazit të një kondicioneri.
Sikundër vihet re edhe nga pamjet e siguruara nga “News 24” punonjëset po marrin ndihmën e parë në Urgjencë.
Ato janë paraqitur me gjendje të fikët, këputje dhe të vjella.
Njëra prej punonjëseve ka thënë se rrjedhja e gazit ka nisur që ditën e djeshme.
Ato kanë lajmëruar pronarin e fabrikës, por askush nuk ka ardhur për të rregulluar defektin.
Midis grave të shtruara, është edhe një punonjëse shtatzënë.
Ndërsa në Urgjencën e Durrësit nuk ka kapacitete në shtretër për të raste të tilla të helmimit masiv, për këtë arsye ka edhe dy të sëmurë në një shtrat.


No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages