Një burrë 70 vjeç hapi zjarr në mes të një rruge në Bastia, Korsikë pasditen e sotme dhe më pas u fsheh pas 2 pengjeve. Gjashtë persona u plagosën, ndërsa një mbeti i vrarë, siç kanë raportuar autoritetet lokale. Autori u mbyll më pas në shtëpinë e tij.

Policia është duke zhvilluar një operacion për kapjen e autorit. Të shtënat me armë ndodhën në lagjen e Montesoro. Një përfaqësues i prefekturës tha se ishte “një individ i armatosur”. Prokurori Karolin Taro, i cili ishte në vend, tha se një nga të plagosurit është në situatë serioze.

Ndër viktimat është një polic i cili është transferuar në një spital. Nuk dihen motivet që e shtynë autorin të kryente një sulm të tillë.