Plas “bomba” tek bankat: Katër më të mëdhatë nën hetim për marrëveshje në kurriz të shqiptarëve - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, January 31, 2019

Plas “bomba” tek bankat: Katër më të mëdhatë nën hetim për marrëveshje në kurriz të shqiptarëve

Plas “bomba” tek bankat: Katër më të mëdhatë nën hetim për marrëveshje në kurriz të shqiptarëve


Gjatë viteve të fundit ka një rënie të ndjeshme të normave të interesit për depozitat në lek dhe euro, madje ka disa banka, të cilat as nuk aplikojnë fare interes dhe kjo ndodh jo për shkaqë të tregut, sipas Autoritetit të Konkurrencës.
Ky i fundit ka nisur një hetim për katër bankat më të mëdha në vend, siç janë Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Intesa San Paolo dhe Credins pasi dyshohet se mes tyre ka një marrëveshje në kurriz të klientëve duke barazuar komisionet e shërbimit nga njëra anë dhe duke çuar pranë zeros interesat për depozitat nga ana tjetër, shkruan Albeu.com.
E gjithë kjo bëhet në kurriz të depozituesve dhe personave që marrin shërbime nga këto banka sipas Autoritetit të Konkurrencës dhe përbën shkelje të rendë ligjore.
Krahas këtyre, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se të katërta këto banka kanë komisione dhe penalitete të ngjashme me njëra-tjetrën, por shumë më të larta se konkurrentët e tjerë në treg, e cila gjithashtu bëhet në kurriz të konsumatorëve duke shkelur ligjin.
“Komisionet e Overdraftit për biznesin gjatë periudhës hetimore si në monedhën lek ashtu dhe në euro për 4 bankat objekt hetimi nuk kanë ndryshuar ndjeshëm që nga viti 2016. Vihet re se BR ka komisionin me të lartë ne lidhje me vonesat në masën XX%. Për komisionet e Overdraftit për individ vihet re se ka patur ndryshime te komisioneve por në nivele shumë të ulta (me presje dhjetore) për bankën BR, ndërsa komisionet më të larta në lidhje me penalitetin për pagesat i kryeson BKT me XX% në monedhën lek. Në monedhen euro komisionet thuajse nuk kanë ndryshuar, bankat
BKT, ISPB dhe BR kanë komisonet më të larta për penalitetet”, konstaton Autoriteti i Konkurrencës.
PJESË NGA RAPORTI DHE KONSTATIMET NË RAPORTIN E KONKURRENCËS
-Në përfundim të vlerësimit të tregut të llogarisë rrjedhëse konstatuam se ky produkt zë rreth XX% të tregut të depozitave ku treguesit e përqendrimit tregojnë për një treg të përqëndruar ku indeksi i përqendrimit HHI ka variuar nga XXXX në XXXX dhe vazhdon të jetë i lartë.
Bankat objekt hetimi zotërojnë XX-XX% të tregut të llogarisë rrjedhëse ku pjesën më të madhe e zotëron Raiffeisen Bank, e ndjekur nga Banka Kombetare Tregtare dhe Intesa SanPaolo Bank. Komisionet që aplikojnë katër bankat për llogaritë rrjedhëse janë pothuajse të njëjta, kurse normat e interesit janë shumë të ulta ose nuk aplikohen për këtë produkt, gjë e cila në kuptim të nenit
4, pika 1, gërma (a) të Ligjit Nr. 9121/2003, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar.
-Depozitat pa Afat, apo të njohura ndryshe si llogari kursimi, është një lloj depozite e cila e ndihmon klientin në depozitimin në çdo kohë të likujditeteve të lira dhe tërheqjen në cdo kohë, duke përfituar interesa nëse banka aplikon të tilla.
Në përfundim të analizës së tregut të depozitave pa afat u konstatua së tregu është mesatarisht i përqëndruar dhe normat e interesit të aplikuara nga ndërmarrjet nën hetim janë në nivele shumë të ulta, ndërkohë që ka banka të cilat nuk aplikojnë fare
interesa për depozitat pa afat, (ka banka me te vogla që kanë norma interesi disa herë më të larta se bankat nën hetim), gjë e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të Ligjit Nr. 9121/2003, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar.
-Depozita me Afat është një marrëveshje që lidhet ndërmjet bankës dhe klientit për një shumë dhe afat të përcaktuar. Struktuar e tregut sipas bankave dhe treguesit e përqendrimit të tregut, tregojnë se tregu i depozitave me afat ka karakteristikat e një
tregu mesatarisht të përqëndruar ku indeksi HHI është rreth vlerave XXX-XXX, tregues në rritje krahasuar me vitet 2014-2015. Bankat objekt hetimi janë edhe bankat më të mëdha në këtë produkt.
Pjesa e tregut e këtyre bankave është pothuajse
konstante e cila reflektohet edhe me indeksin CR3 dhe CR4. Portofoli i depozitave me afat gjatë periudhës hetimore ka pësuar tkurje duke u zvogëluar në 2017 me X% krahasuar më vitin 2016. Ulja e portofolit të depozitave me afat për Bankën Raiffeisen, është ndikuar kryesisht nga tkurrja e depozitës në euro dhe nga norma e interesit e cila është më e ulta e sistemit.
Nga krahasimi i normave të interesit mes bankave është vënë re aplikim i interesa shumë të ulta dhe pothuajse të njëjta mes
tyre.
Mënyra e aplikimit të interesave të bankave dhe normat e interesit që aplikojnë bankat si për individe edhe për biznesin në pjesën më të madhe të bankave janë të njëjta për cdo monedhë, gjë e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të Ligjit
Nr. 9121/2003, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar
-Për sa më sipër, nga analiza e sjelljes së ndërmarrjeve nën hetim, konstatohet qëndrueshmëri e pjesëve të tregut lidhur me depozitat dhe kreditë, shkallë e lartë përqendrimi në segmente të produkteve, norma shumë të ulta dhe të ngurtësuara të interesave të depozitave, norma të larta të interesit të kredive, spread disa herë më i lartë krahasuar me normën e interesit të depozitave, komisione dhe penalitete bankare të larta për ndërrimin e bankës (sëitching cost), komisione të larta për
transfertat bankare në monedhë të huaj dhe norma të larta fitimi. Kjo sjellje e ndërmarrjeve nën hetim mund sjellë kufizim të konkurrencës në tregjet përkatëse në kuptim të nenit 4 dhe 9 të Ligjit Nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages