Mjerim e dhimbje në Korçë, babai me 3 jetimë: Pa bukë, pa shtëpi! - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, January 30, 2019

Mjerim e dhimbje në Korçë, babai me 3 jetimë: Pa bukë, pa shtëpi!

Mjerim e dhimbje në Korçë, babai me 3 jetimë: Pa bukë, pa shtëpi!

Familja Ne Korce

KORÇË

Varfëria, mjerimi dhe dhimbja jeton mes kësaj familje në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Familja Seitllari, babai me 3 fëmijët e tij nuk kanë një banesë ku të strehohen. Dy vite më parë shtëpia e tyre tejet e vjetër u shemb për shkak të lagështirës dhe ata mbetën në qiell të hapur.



“Jam në kushte shumë të këqija, në kushte të tmerrueshme jetojnë fëmijët. Vetëm një ndihmë ekonomike të 60 mijë lekë të vjetra marr, ato janë vetëm për korrentin se nuk dalin as për bukë”,- thotë Seitllari.

Pas shembjes së banesës, Shkëlqim Seitllari punonte ditë e natë për të mbajtur familjen. Por kjo zgjati shumë pak, një aksident që pësoi në punë bëri që Shkëlqimi të humbiste një prej gjymtyrëve, këmbën e cila do ta linte atë edhe pa punë. Por dramat në këtë familje nuk përfundojnë me kaq, pak ditë më parë për shkak të një sëmundje gruaja e Shkëlqimit, ndërroi jetë.
“Fëmijët i kam jetimë se gruaja më vdiq, i kam edhe pa shtëpi”, thotë ai.

Familja E Varfer Ne Korce
Shpresat e babait 48-vjeçar për të rritur fëmijët po shuhen.
“Ishalla na ndihmoftë shteti, na dhënë dorë, qoftë edhe pak, të na ngrenë atë shtëpi”, apelon Shkëlqimi.
Për ta ndihmuar familjen Seitllari mund të telefononi në numrin e telefonit: 0696396310
(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages