Grabitja e kambistit në Memaliaj, kapen 3 bashkëpunëtorët - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, January 30, 2019

Grabitja e kambistit në Memaliaj, kapen 3 bashkëpunëtorët

Grabitja e kambistit në Memaliaj, kapen 3 bashkëpunëtorët


Memaliaj




Tre bashkëpunëtorë të autorit të grabitjes së kambistit në Memaliaj janë vënë në prangat e policisë. Ata janë A.Isomati, A.Cakaj dhe D. Nela të tre 17-vjeçarë nga Memaliaj.

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës u arrestua 29-vjeçari Ilirjan Korbi, banues në Paskuqan, autori i dyshuar i grabitjes. Korbi u arrestua nga policia e Shkodrës, ku kishte shkuar për t’u fshehur tek njerëzit e afër.

Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait. Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages