FOTO/ Ja kush është ish-polici që u vra sot në Tiranë - Technology today

Home Top Ad

PropellerAds

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, January 30, 2019

FOTO/ Ja kush është ish-polici që u vra sot në Tiranë

FOTO/ Ja kush është ish-polici që u vra sot në Tiranë


Arben Bilali




TIRANË

Ky është 50-vjeçari Arben Bilali që u vra sot pak metra larg shtëpisë së tij në Selitë. Bilali, ish-efektiv policie u qëllua me automatik nga dy persona që lëviznin në një “Benz” të zi, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Bilali Ok
Familja e tij ishte prej kohësh në konflikt me një grup që vepron në zonën e Selitës, e pikërisht për shkak të këtyre konflikteve janë vrarë më parë edhe dy vëllezërit e Arbenit, Bujari dhe Leonardi, përkatësisht në vitin 1998 dhe 2010.

Pas vrasjes së dy vëllezërve të tij, ish-polici Arben Bilali ishte ngujuar në banesën e tij në zonën e Selitës dhe nuk dilte pothuajse fare. Policia ka sekuestruar pamjet e mbi 30 kamerave të sigurisë që nga ‘Vasil Shanto’ deri në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për kapjen e autorëve të krimit që tronditi sot kryeqytetin. E gjithë kjo çështje dyshohet se është një histori hakmarrje e nisur prej 20 vitesh, por po hetohet nga SHCBA edhe pista e vrasjes për shkak të detyrës. Dyshohet se vëllezërit Bilali kanë qenë në konflikt me një bandë të njohur në zonën e Selitës.

(m.k/BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

PropellerAds

Pages